Supë me lulelakër

Përbërësit:
1 lulelakër mesatare
1 qepë e bardhë
1 patate e madhe
1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
800 ml lëng perimesh ose ujë
200 ml qumësht ose pana
Kripë dhe piper sipas shijes
Arrë moskat (opsionale)
Djathë i grirë për sipër
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim qepën në gjalpë derisa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë pataten dhe lulelakrën, i përziejmë për disa minuta. Shtojmë lëngun e perimeve (ose ujin), kripën dhe piperin, dhe e lëmë supën të ziejë për 20-25 minuta, derisa perimet të jenë zbutur mirë. Me blender dore (ose në blender të zakonshëm) e kthejmë supën kremoze. Shtojmë qumështin ose panën dhe arrën moskat, e përziejmë dhe e lëmë të marrë edhe një valë të lehtë për 2-3 minuta. E shërbejmë supën të ngrohtë me pak djathë të grirë sipër ose me bukë të thekur.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
