Ruben Dias në lupën e Milanit! Mbrojtësi i Manchester City-t kryeson listën e kuqezinjve

2026-08-20 15:08:00 / SPORT ALFA PRESS

Ruben Dias në lupën e Milanit! Mbrojtësi i Manchester City-t

Milan po synon një përforcim të madh në mbrojtje dhe emri kryesor në listën e kuqezinjve është Ruben Dias.

Qendërmbrojtësi portugez i Manchester Cityt është një nga lojtarët që po shqyrtohet seriozisht nga drejtuesit e Milanit, në një operacion që mund të jetë ndër më të rëndësishmit e merkatos.

29 vjeçari, ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2029 dhe përfiton rreth tetë milionë paund neto në sezon. Për këtë arsye, një transferim në Milano do të ishte financiarisht i komplikuar.

Megjithatë, situata në Manchester mund të ndryshojë. Pas gjashtë sezonesh të suksesshme me Cityn dhe në një periudhë ndryshimesh të mëdha në klub, Dias mund të jetë i hapur për një eksperiencë të re.

Në skenarët e diskutuar është përmendur edhe mundësia e përfshirjes së Rafael Leaos në një marrëveshje, por për momentin nuk ka një akord konkret.

Në qendër të kësaj piste është Jorge Mendes. Super-agjenti portugez, i cili menaxhon edhe Diasin, ka forcuar ndjeshëm marrëdhëniet me Milanin dhe drejtuesin Gerry Cardinale.

Mendes ka qenë i përfshirë në disa lëvizje të fundit të klubit dhe tani mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe për afrimin e mbrojtësit të Cityt.

Po ndodh...