Rubio shuan zërat për largim nga administrata Trump: Do të qëndroj deri në fund të mandatit, nuk flas për vitin 2028

2026-11-06 16:47:00 / BOTA ALFA PRESS
Rubio shuan zërat për largim nga administrata Trump: Do të

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hedhur poshtë raportimet se mund të largohet nga administrata e Donald Trump për t’u përgatitur për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Ai ka deklaruar se synon të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit të presidentit amerikan.

“Ka qenë gjithmonë plani im që të qëndroj deri në fund të mandatit të Trumpit. Më pëlqen puna që po bëj”, deklaroi Rubio, duke mohuar spekulimet për një largim të mundshëm nga ekipi i presidentit amerikan, raporton The New York Times.

I pyetur nëse po shqyrton mundësinë për të garuar për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028, kryediplomati amerikan shmangu çdo koment dhe u shpreh se nuk dëshiron të diskutojë më për këtë çështje.

“Fjalë për fjalë, nuk do të flas më për vitin 2028”, tha ai.

 

Deklaratat e Rubios vijnë në një kohë kur në Partinë Republikane kanë nisur diskutimet për garën e ardhshme presidenciale dhe emrat që mund të marrin pjesë në të. Rubio, i cili në vitin 2016 garoi për nominimin presidencial republikan, mbetet një nga figurat kryesore të administratës Trump.

Megjithatë, me deklaratën e tij, ai ka bërë të qartë se për momentin prioritet mbetet detyra si sekretar i Shtetit dhe jo gara për Shtëpinë e Bardhë.

 

Po ndodh...