Shembet ndërtesa e dëmtuar nga lufta në Gaza, të paktën 21 të vdekur, mes tyre 8 fëmijë
Të paktën 21 persona, përfshirë tetë fëmijë, kanë humbur jetën pasi një ndërtesë e dëmtuar nga lufta është shembur gjatë natës në Rripin e Gazës. Dhjetëra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur nën rrënoja.
Sipas dëshmitarëve, ndërtesa gjashtëkatëshe në zonën Tal al-Hawa të qytetit të Gazës kishte mbetur e anuar në mënyrë të rrezikshme pas një sulmi izraelit më shumë se një vit më parë. Në të ishin strehuar familje të zhvendosura, të cilat, sipas dëshmive, nuk kishin mundësi tjetër për strehim.
Ekipet lokale të shpëtimit dhe mjekët vijojnë kërkimet për të mbijetuarit. Në operacion janë përfshirë edhe agjenci të OKB-së dhe një ekip egjiptian, ndërsa puna po ecën ngadalë për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme.
Në orët e para, ekipet e Mbrojtjes Civile u detyruan të kërkonin mes rrënojave me duar.
“Ende po dëgjojmë zëra nën rrënoja, kështu që ka ende shpresë për të gjetur njerëz”, ka deklaruar Raed al-Dahshan, drejtori i Mbrojtjes Civile në qytetin e Gazës.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128