
Kontakte të reja mes palëve, Milani e ka seriozisht me mesfushorin shqiptar

2025-06-14 19:19:27 / SPORT
Granit Xhaka është përfolur prej ditësh si dëshirë e Milanit. Pas largimit të Reijnders, dhe pse është konfirmuar Modriç, sërish mesfusha mbetet në nevojë për elementë cilësorë.
Zërat për Xhakën sa vijnë dhe shtohen, pasi “MilanNeës.it” raporton se ka pasur kontakte të reja mes palëve. 32-vjeçari që është pjesë e Leverkusen, intrigohet nga mundësia për të veshur fanellën e Milanit në të ardhmen.
Kuqezinjtë kanë si opsione të tjera Ardon Jasharin dhe Javi Gerrën. Xhaka është ndër mesfushorët më të spikatur të Bundesligës në dy sezonet e fundit.
Kontrata deri në vitin 2028 me Leverkusenin është faktor, që pengon Milanin aktualisht. Do të duhej një sforco financiare për të afruar mesfushorin shqiptar në Milano.

Askush nuk do t'i shpëtojë dot SPAK-ut!
Nga Spartak Ngjela
ideas

The Battle of Theth is won in state offices
Nga Mero Baze


The government and the opposition are hostages!
Nga Neritan Vladi
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128