Netflix ka filluar bllokimin e ndarjes së llogarive në 103 vende të botës

2023-05-27 23:59:43 / TRENDING ALFA PRESS

Netflix ka filluar bllokimin e ndarjes së llogarive në 103 vende

Platforma e njohur e transmetimit, Netflix, ka filluar bllokimin e premtuar prej kohësh për ndarjen e fjalëkalimeve të llogarive në tregjet kryesore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.

Gjiganti i transmetimit tha se po i njoftonte klientët se duhet të paguajnë 7.99 dollarë në SHBA, nëse duan të ndajnë llogarinë e tyre me dikë jashtë shtëpive të tyre.

Vendimi synon të rrisë abonentët.

Por në disa vende ku bllokimi i fjalëkalimeve tashmë është testuar, disa kanë hezituar ta bëjnë një pagesë të tillë.

Në Spanjë, kur përdoruesit duhej të paguante 6 euro për një llogari shtesë, platforma humbi më shumë se një milionë abonentë në tre muajt e parë të vitit.

Të martën, Netflix iu dërgoi email në lidhje me bllokimin e ndarjes së llogarive për klientët në 103 vende dhe territore, duke përfshirë Australinë, Brazilin, Francën, Gjermaninë, Meksikën dhe Singaporin.

Kompania më parë paralajmëroi investitorët se do të kishte anulime ndërsa zgjeron programin e saj, por tha: “Ndarja afatgjatë, me pagesë do të sigurojë një bazë më të madhe të ardhurash nga e cila ne mund të rritemi ndërsa përmirësojmë shërbimin tonë”.

Në Kanada, ku ndryshimet u prezantuan në shkurt, baza e anëtarësimit me pagesë është tani më e madhe se sa ishte përpara ndryshimeve dhe rritja e të ardhurave u rrit, thuhej më parë.

Netflix kishte vlerësuar më parë se më shumë se 100 milionë familje ndajnë fjalëkalimet, pavarësisht se kjo është në kundërshtim me rregullat e tij zyrtare.

P.sh. nëse keni pakon standard, atëherë keni mundësinë të shtoni një anëtar shtesë që mund të përdorë shërbimin jashtë familjes tuaj për një shumë shtesë çdo muaj. 

Happening now...