Frattesi heroi i Lazios/ Gattuso merr tri pikët në transfertën ndaj Bolognës

24 August 2026, 23:44 / SPORT ALFA PRESS
Frattesi heroi i Lazios/ Gattuso merr tri pikët në transfertën

Lazio e ka nisur sezonin e ri të Serie A me fitore, duke mposhtur Bolognën 1-0 në transfertë. Skuadra e Gennaro Gattusos mori tri pikët e para në kampionat falë golit të Davide Frattesit, një prej afrimeve të reja të bardhekaltërve.

Ndeshja në Dall’Ara nisi e kujdesshme, me të dyja skuadrat që u përpoqën të mos linin hapësira. Lazio pësoi një humbje të hershme, pasi Marusic u dëmtua pas vetëm 15 minutash lojë dhe u zëvendësua nga Floriani Mussolini.

Në minutën e 30-të, Dia arriti të dërgonte topin në rrjetë pas përballjes me Skorupskin, por goli nuk u vlefshëm për shkak të pozicionit jashtë loje. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Pas pushimit, Bologna kërkoi të ndryshonte ritmin e takimit. Odgaard provoi portën, por Mandas reagoi në kohë dhe mbajti Lazion në lojë.

Momenti vendimtar erdhi pak para minutës së 60-të. Davide Frattesi, i aktivizuar pak më herët, u kombinua me Dian dhe goditi saktë për të kaluar Lazion në avantazh.

Bologna u përpoq të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e barazimit. Lazio ruajti rezultatin deri në fund dhe u largua nga Dall’Ara me tri pikët e para të sezonit.

Për Gattuson, starti vjen me një fitore jashtë fushe, ndërsa Frattesi nis aventurën te Lazio me golin që i dha skuadrës fitoren në ndeshjen hapëse.

Po ndodh...