Gjykata e Hagës shpall fajtor për herë të dytë Presidentin Hashim Thaçi, e dënon me 17 muaj burg

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtor për herë të dytë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke i dhënë 17 muaj burg. Ai akuzohet se ka ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë rast bashkë me Thaçin të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, ish-drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Isni Kilaj, ish-kryetar i Komunës së Malishevës, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë.
“Ju shpallë fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtarë me anë të veprimit të përbashkët. Fajtor për shkelje të fshehtësisë të procedurës. Dhe fajtor për mosbindje ndaj gjykatës. Ju shpall të pafajshëm për mosbindje ndaj gjykatës. Për veprat penale të cilat u shpallët fajtor dënoheni me dënim të njësuara 17 muaj burgim”, deklaroi gjykatësi.
Prokuroria Speciale tha se Hashim Thaçi, gjatë vizitave që ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë gjatë vitit 2023 u ka përcjellë të bashkakuzuarve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët, si dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre.
Aktakuza përfshin veprat penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkeljes së fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjes ndaj gjykatës. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.
Ky proces është i ndarë nga gjykimi kryesor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
Incizimet e bisedave në paraburgim, pjesë e provave kundër Thaçit
Rreth 28 orë incizime nga nëntë vizita që Hashim Thaçi ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë janë pjesë e provave të Prokurorisë në rastin për pengim të drejtësisë. Sipas Prokurorisë, bisedat e regjistruara gjatë vitit 2023 dëshmojnë se Thaçi u ka dhënë vizitorëve informacione konfidenciale dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.
Regjistrimet janë bërë me autorizim gjyqësor. Mbrojtja e Thaçit ka kundërshtuar besueshmërinë e transkripteve dhe interpretimin e bisedave nga Prokuroria, duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

