Hamza: Takimi me Kurtin përfundoi pa marrëveshje. Prioritet ligji për Specialen, më pas presidenti
2 October 2026, 20:44 / KOSOVA
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka thënë se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.
Hamza ka deklaruar se, megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen sërish në ditët e ardhshme.
Sipas tij, prioritet aktual është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit do të diskutohet pas miratimit të këtij ligji.
“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtoj mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet është ndryshimet për Ligjin për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për presidentin”, ka thënë Hamza pas takimit që zgjati dy orë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Nga Eva Idrizllari
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Nga Arben Iliazi
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
