Onkologjiku, tallja dhe tallavaja e përsëritur e kryeministrit me jetën e shqiptarëve
Skandalet me këtë qeveri nuk kanë të sosur. Vjedhja nga xhepat e shqiptarëve është shtrirë deri te lufta, mes jetës dhe vdekjes. Rasti më i fundit, më skandaloz dhe më makabër, ishte ai tek spitali Onkologjik.
Dhe sërish ky lloj kryeministri i paparë as në vendet më të korruptuara afrikane, tallet me nënshtetasit e tij dhe heq përgjegjësinë nga vetja dhe gjithë piramida shtetërore dhe shëndetësore. Pretendon se prapë i kanë ngrënë dardha pas shpine doktorët, ndërkohë që gjithë ministrat e shëndetësisë që ka zgjedhur dhe vazhdon ti mbrojë, i ka në SPAK për grabitjen e qindramilion eurove. Por kjo alibi, kjo retorikë e kreut të ekzekutivit dhe të Rilindjes, nuk po ngjit më ndër shqiptarë.
Të gjithë e dinë tashmë se ai është Zoti dhe në krye të punëve për çdo gjë që ndodh në këtë shtet. Ai vendos kush të vjedh, sa kohë të vjedh dhe sa të vjedh. Guximi i atyre që vjedhin edhe kancerin, luftën e qytetarëve fatkeqë për të "blerë" edhe pak më shumë jetë, vjen vetëm garanci që këta që "hanë dardha pas shpine", kanë lart në qeveri, nga lidhjet e tyre me të pushtetshmit dhe nga vetë i gjithpushtetshmi që ka emër; Edi Rama.
Kur shqiptarët kanë nisur të besijnë se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, pikërisht kur drejtësia po guxon më në fund, siç për fat po ndodh me SPAK, del kryeministri dhe kërcënon duke i orientuar edhe se si duhet të hetojnë, pse duhen prekur vetëm "socialistët", kur nuk po goditen kundërshtarët.
Hajdutët, me xhaketa pushteti nuk janë as socialistë dhe as demokratë të thjeshtë të cilët vetëm mbijetojnë në këtë vend. Ata janë thjesht hajdute. Kështu duhen trajtuar para drejtësisë dhe kështu duhet ti thërrasim të gjithë. Jep direktiva kryeministri i qeverisë më të korruptuar në Europë, ndërkohë SPAK po vazhdon në punën kolosale dhe heroike në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Por politika 33-vjeçare duket e trembur dhe mirë bën.
Edi Rama nuk ka asnjë arsye të përzihet në punën e drejtësisë. Sot nga QSUT në takimin me shefat e shërbimeve kreu i ekzekutivit, tentoi që ti heq një tullë drejtësisë që duhet të jepet për rastin e paprecedentë të Onkologjikut. Dështimi i Rilindjes me shëndetësinë është i qartë.
Nga shëndetësia falas, sot jemi tek momenti horror: Paguaj ose vdis! E gjitha kjo mundësuar nga PS, qeverisja e Rilindjes dhe kryeministri Edi Rama. Takimi sot i Ramës në kuadër të zullumit që ka përfshirë këtë qeveri ishte veçse një propagandë e pastër, shfajësimi të bluzave të bardha a thua se ky realitet ndodhi vetëm tek Onkologjiku dhe vetëm kësaj here.
I informuar mbi atë që ndodh, Rama nxitoi të pastrojë mollët e kalbura ndër mjekë dhe tu flas shqiptarëve për atë që iu kishte premtuar shëndetësinë falas! "Harroi" qindra milionë eurot për koncesionet që nuk kanë prodhuar asgjë dhe që janë në dyer e SPAK, si sterilizimi, laboratorët, check up, etj. Absurde! Askush nuk e beson më!
Shëndetësia është katandisur në derexhenë më të keqe. Qytetari, edhe ai që paguan sigurimet, e ka të pamundur të marrë shërbimin që i takon. Mjeku i familjes është kthyer në një tekst-shkrues, pasi asnjë kusht nuk ka dhe numri i vizitave që kryen është 10-fish mbi normën.
E njëjta gjë edhe në poliklinikat ku mungojnë kushtet për të marr shërbimin e duhur. Analizat të gjithë i bëjnë në privat, duke u rënduar xhepat. E kur përfundon në të vetmen qendër të specializuar siç është QSUT, aty mjekët specialistë ndeshen me fluksin, e këtu pastaj, sigurisht dy janë rrugët; të parët që marrin shërbimin janë ata që paguajnë ose në të kundërt do t’i orientojnë drejt privatit, aty ku dhe janë të dypunësuar.
Ky është realiteti i hidhur. Rama dhe Rilindja jo vetëmkanë dështuar për shëndetësinë, por e kanë kthyear atë edhe në një makth për qytetarët e thjeshtë. Sot kryeministri bëri propagandë, mori në mbrojtje drejtuesit siç ka bërë më parë me drejtuesit e tjerë të kadastrës , brenda radhëve të policisë së inkriminuar, apo edhe në arsim, ku siç nuk ka ndodhur më parë edhe me tezat e provimeve po bëhet pazar. Shiten, pasi dalin para se nxënësit dhe studentët të futën në provime.
E gjitha kjo situatë vjen nga ajo që është gatuar në këto 12 vite me PS në pushtet, por edhe kontributin 34-vjeçarë, të politikës së Trekëndëshit të Bermundës.
Arsyet dihen pasi ”aksionerë” në spitalet private janë po këta që kanë qeverisur, dhënë licencat për të lulëzuar spitalet si kërpudha pas shiut. Shkatërrimi i shëndetësisë në sistemin shtetëror sigurisht ka ndodhur me bekimin e atyre që kanë qeverisur Shqipërinë Rama-Berisha-Meta. Ata janë përgjegjësit kryesor.
Ndaj dalja sot e Ramës përbetimi për drejtësi është një tallje dhe tallava e kryeminisrit me shqiptarët, të cilët tashmë janë të qartë për atë çfarë ai ofron. Ndaj presin ditën që ta ndëshkojnë dhe mos ta lënë më të vjedhë e pastaj të gënjejë për grabitjet miliardëshe.
Vota kundër kësaj qeverie, për një Shqipëri që meriton më shumë do të jetë shpëtim për vendin. Nëse nuk do ta bëjmë as kësaj here, nuk kemi pse të ankohemi për keqqevrisjen dhe as për ata që na vjedhin edhe ilaçet e kancerit.
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128