Përgjigje për "sovranistin" Ilir Metaj, banor i Qelisë Nr. 6!
Dy ditë më parë ish-Presidenti i Republikës, Ilir Metaj, i prangosur nga SPAK dhe GJKKO me dyshimin e krimit të korrupsionit, fshehjes e mosdeklarimit të të ardhurave dhe pastrimit të parave bëri një deklaratë nga llogaria e tij në Facebook, e cila u përhap gjërësisht edhe nga mediat sociale.
Me gjithë kamuflimin e rremë të gjoja 5 prioriteteve, fokusi i tij ishin demokratët qëndrestarë euroatlantikë dhe ndonëse pa emër, sulmohesha unë personalisht.
Dy ishin linjat e qarta të sulmit të Metajt ndaj meje dhe e gjej me vend, ti përgjigjem publikisht.
-Ai me quan euroatlantist të vonuar.
I them zotërisë së qelisë Nr. 5, se euroatlantizmi nuk është kurrë i vonuar, ai është frymë individuale e princip që më bën krenar, sikundër jam krenar që jam demokrat e shqiptar.
Ti "sovranisti" i vonuar më mirë përgjigju se ç'farë të lidh me kompaninë serbo-sllave "Serbian Airline" kur ishe ministër i Jashtëm dhe aty merr fund edhe "sovranizmi"e "patriotizmi" yt!
Ti më thua se padroni im është Edi Rama!
Jo zotëri:
Unë kam padron Shqipërinë, Atdheun, Kombin dhe për veprimtarinë time patriotike, ka reaguar Moska ku e ke shpresën ti,
Zotëri banor i qelisë 5!
Besoj se nuk i ke harruar ngjalat që i ktheve në hala kundër demokratëve!
A ke qeverisur me Z. Rama dhe këtë qeverisje, a u ka pagëzuar Tadiç?!
A u bëre president me bekimin e Ramës?!
Ti thua se u burgosët për shkak të patriotizmit dhe nacionalizmit tuaj. Por e vërteta është ndryshe sepse të gjithë e dinë se ju mbeshtetët Fredi Blerin, një njeri që ka dhunuar simbolet kombëtare dhe është pjesë e Agimit të Artë, platforma e të cilit është helenizimi e asociacioni i Jugut të Shqipërisë me "vetëvendosje".
Ju deklaruat se se keni lindur në Skrapar, por do të vdisni në Himarë!
Po për çfarë do të vdisni zoti Metaj?!
Për Helenizimin e Himarës, palcës së Labërisë!
Zotëri i qelisë 5!
A e takuat i pari Mickovskin në Ohër dhe e uruat për fitoren, por "harroni" si "sovranist" luftën e hapur kundër simboleve kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Maqedoninë e Veriut.
Zoti Metaj!
-Ti me quan spakist duke ironizuar suportin tim dhe të demokratëve euroatlantikë me në krye Lulzim Bashën, ndaj këtij institucioni kushtetues të drejtësisë së re, i cili po instalon forcën e ligjit dhe po rrëzon mitin e pandëshkueshmërisë,
Ne vazhdojmë të mbeshtesim pa asnjë mëdyshje për goditjen e krimit të organizuar, korrupsionit madhor për të shembur regjimin oligarkik- kleptokratik, kakistokratik, për ti dhënë fund mobokracisë që ka sunduar mbi tre dekada.
Zoti Metaj!
Ti si një genjeshtar patologjik pa asnjë princip human e politik, mundohesh të demontosh e të atrofizosh të vërtetën rreth fotografisë me kompaninë kineze që shoqërohej nga ish-shefi i kundërspihunazhit të FBI-Mark Rosini.
Eshtë e vështirë deri në pamundëdi të mund ta kalosh këtë ndodhi, pasi të siguroj që kryeshërbimi inteligjent i globit të mos ketë gjithçka të qartë e të protokolluar deri tek çaji që të është servirur në NY, e personat që të kanë shoqëruar e kontaktuar.
Ndaj besoj se në çështjen McGonigal që SPAK ka hapur do të jetë edhe një fraksion për aktivitetin tënd me këta agjentë të spinsorizuar, vetëm e vetëm për të komplotuar kundër PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha.
Kaq këtë herë z.Metaj, duke shtuar një këshillë si malësor: Mos u mundo ta fshehësh kokën si struci, por të dil në tapet siç ke pretenduar me çunat e Pazarit te Ri!
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128