Pse revolucionin e Berishës nuk po e mbështesin as gratë apo familjarët e deputetëve?

23 Shkurt 2023, 15:01 / IDE KRESHNIK SPAHIU

Pse revolucionin e Berishës nuk po e mbështesin as gratë apo

Sot në shesh protestuan 300-500 demokratë.

Dikur kaq persona i mbidheshin Azem Hajdarit, kur furnizonte makinën në një pikë karburanti.
Ky është niveli më i ulët historik që nga 1990 deri më sot.
As protestat e shoqatës Sazan Gurit nuk janë në këto nivele, sepse me protestat e Adriatik Lapës apo Endri Shabanit nuk krahasohen dot sepse ata kanë mbushur sheshin Skënderbej.
Po pse Revolucionin e Berishës nuk po e mbështesin as gratë e deputetëve?
Praktikisht deputetët janë braktisur nga familjet e tyre.

Kuvendi i Partisë Demokratike ka 7200 antarë.Nëse vetë antarët e Kuvendit me 4 antarë të familjes do të protestonin, sot në shesh do ishin afro 30.000 protestues dhe jo 300 persona.
Sikur vetëm gratë dhe fëmijët e 65 deputetve dhe 300 antarve të Këshillit kombëtarë të mbeshtesnin protestën sot do kishim në shesh 2000 protestues.
Në dasmën e kalamajve Berisha ka pasur më shumë dasmorë se kishte sot protestues.

Përfundimisht Berishës dhe Metës i ka humbur vula dhe kanë probleme psiqike duke humbur axhendën politike:

Dhe kur të humbet vula dhe busulla shpall
luftë gjithë planetit.
- 3 Mars protestë kundër Gjykatës Apelit për vulën.
- 4 Mars protestë kundër Gjykatës Parisit për Blinken.
- 5 Mars protestë kundër SPAK: “Mos arrestoni Metën”
- 6 Mars protestë kundër Gjykatës SHBA: Arrestoni Ramen
- 7 Mars kundër ambasadës UK: “JO Berisha Non-Grata”
- 8 Mars protestë në New York: “Largoni Yuri Kim”
- 9 Mars potestë para prokurorisë: Mbyllni Gërdecin”
- 10 Mars protestë para ambasadave: Jeni të korruptuar
Në këtë çmenduri nuk po ju shkojnë as familjet nga pas sepse e kuptojnë, që pas çdo proteste Rama po forcohet dhe nuk po dobësohet.

E gjitha kjo i ngjan një ndeshje futbolli, ku ekipi tyre i zemrës jo vetëm ka 10 vjet që humbet thellë në çdo ndeshje, por tashmë përveç rezultatit ka humbur edhe tifozët, duke lënë shkallët e stadiumit bosh.

Askush nuk beson më çmendurinë e revolucionit kundër Ramës.
“Che Guevara” bardheblu ka marr pushkët kundër Amerikës, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe pasi të përmbysi qeveritë e gjithë planetit, do kthehet të rrëzoj Edi Ramën.
Jo more jo, familjet e tyre nuk i mbështesin sepse i shohin çdo natë sa rëndë janë ata nga pagjumësia dhe psikopatia.

Prandaj sot në shesh nuk ishte askush nga familjet e deputetve.
Ata nuk i mbështet askush në Revolucionin e degraduar që për dy javë forcoi një Kryeministër që dukej i rrëzuar. Me sa duket Berisha është gomonja e përjetshme e Edi Ramës…