Incidentet pas sfidës me Lyon, UEFA hap hetimet për Guendouzi dhe Greenwood

UEFA ka nisur procedimet disiplinore kundër futbollistëve të Fenerbahçes, Matteo Guendouzi dhe Mason Greenwood pas incidenteve të ndodhura javën e kaluar pas ndeshjes se playoffit të Ligës së kampioneve mes Olympique Lyon dhe Fenerbahçe që solli eliminimin e skuadrës franceze.
Ishte vetë klubi turk që konfirmoi gjithçka përmes një komunikate për shtyp. Mesfushori francez, Matteo Guendouzi, autori i një gjesti të shëmtuar kundrejt tifozëve të Lyonit, një ditë pas ndeshjes theksoi se nuk kishte bërë asgjë të keqe. ‘Fyen nënën, familjen time, fëmijët e mi-u justifikua ish futbollisti i Olymipique Marseille dhe Lazios.
Në atë ndeshje Guendouzi u vu në shënjestrën e publikut gjatë fazës së nxemjes. Sulmuesi anglez Mason Greenëood, edhe ky ish futbollist i Marseille, u bashkua me Guendouzi në fund të ndeshjes së fituar 2-1 nga Fenerbahçe.
‘Klubi ynë do të paraqesë prova të rëndësishme te autoritetet kompetente për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e futbollistëve tanë dhe të Fenerbahçes-pohonte klubi nga Stambolli në komunikatën e tij.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128