Dy valle myzeqare shpallen vlerë Kombëtare e trashëgimisë, hapet rruga për UNESCO
8 Mars 2026, 15:10 / JETË

Dy valle të traditës myzeqare, Vallja e Ngjalës dhe Vallja Dyshe Myzeqare, janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale.
Kjo u arrit pas aplikimit të bërë nga Bashkia e Lushnjës në Ministrinë e Kulturës dhe një pune gjashtëmujore për përgatitjen e dokumentacionit. Ky vendim i ekspertëve në Ministri i hap rrugën edhe aplikimit për në UNESCO.
Vallja Dyshe Myzeqare është ndër më të ndërlikuarat e zonës, me mbi 200 elemente lëvizjeje, ndërsa Vallja e Ngjalës është rituale, shumë e vjetër me formacione karakteristike.
Tashmë synohet ruajtja e tyre dhe përcjellja te brezat e rinj, ndërsa këto valle interpretohen kryesisht në Lushnjë, Divjakë dhe Fier.
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Nga Arbër Hitaj
Sovranizmi si gjethe fiku
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128