“IMPROVISATIONS”, çelet ekspozita e Ramës në Athinë

20 Mars 2023, 17:46 / JETË ALFA PRESS

“IMPROVISATIONS”, çelet ekspozita e Ramës në

Ekspozita e kryeministrit Edi Rama çelet sot në “Zapion Megaro” në Athinë.

Ekspozita përmban piktura të kryeministrit Rama të realizuara gjatë punës së tij të përditshme përfshirë edhe në fleta dokumentesh.

Sipas informacioneve, janë 33 punime të krijuara që prej vitit 2015 dhe 15 punime të vitit 2023. Veç pikturave, në ekspozitë ka edhe disa punime qeramike.

Kryeministri Rama ka lajmëruar se do të jetë në Greqi për një vizitë dy ditore.

Me mbërritjen e tij në Athinë, veç ekspozitës, parashikohet që Rama të takohet me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.

Në formatin e bisedimeve do të jetë e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe një delegacion diplomatësh.

Agjenda e kryeministrit shqiptar në datën 21 nis me kryetarin e parlamentit helen, Kostas Tasulas, për ta finalizuar me presidenten e vendit Kateriana Saqelaropoulu.

Rama pritet ta mbyllë vizitën e tij në Greqi me pjesëmarrjen  në forumin ekonomik të Delfit, ku do të jenë pjesë biznesmenë dhe krerë korporatash në Greqi.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128