Pse Kate vendosi ta bëjë tani publike përballjen me kancerin?

23 Mars 2024, 11:23 / JETË ALFA PRESS

Pse Kate vendosi ta bëjë tani publike përballjen me kancerin?

Princesha e Uellsit njoftoi dje përballjen e saj me kancerin, pas teorive të shumta që qarkulluar në rrjet, lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Kate vendosi mirëqënien e fëmijëve të saj, në qendër të njoftimit të saj, ku zbuloi përballjen me sëmundjen e rëndë, duke thënë se ajo dhe William kanë bërë gjithçka që munden për sigurinë George, Charlotte dhe Louis.

Vendosja e fëmijëve të tyre në radhë të parë, mund të lidhet dhe me kohën që Kate ka zgjedhur, që të njoftojë për diagnostifikimin me kancer, dhe fillimin e kimioterapisë. Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis morën pushimet nga shkolla për festën e Pashkëve të Premten dhe fëmijët tani do të kalojnë javët e ardhshme në shtëpi me nënën e tyre.

Lëshimi i njoftimit të saj në ditën e parë të festave të Pashkëve mund të jetë caktuar në mënyrë që fëmijët e saj të mos përballeshin menjëherë me pyetje në këndin e lojërave pasi lajmi u bë publik.

Në një video mesazh emocionues, të filmuar në Windsor të mërkurën, Catherine zbuloi se lajmi kishte ardhur si një ‘shok i madh’ dhe se ajo dhe William ‘kanë bërë gjithçka që munden për ta menaxhuar këtë gjë privatisht për hir të familjes.

Duke folur nga një stol i rrethuar me lule pranverore, ajo tha:

“Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.

Siç u kam thënë atyre; Jam mirë dhe bëhem më e fortë çdo ditë duke u fokusuar në gjërat që do të më ndihmojnë të shërohem; në mendjen, trupin dhe shpirtin tim. Të kem William pranë meje është gjithashtu një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie. Siç është dashuria, mbështetja dhe mirësia që është treguar nga shumë prej jush. Do të thotë shumë për ne të dy.’

Kanceri i Kate u zbulua vetëm pasi ajo iu nënshtrua një operacioni të madh abdominal në Klinikën e Londrës në janar. Pallati Kensington ka thënë se nuk do të ndajë detaje se çfarë lloj kanceri ka Princesha, apo çfarë faze kanceri është dhe u ka kërkuar njerëzve që të mos spekulojnë.

 

Po ndodh...

ide