Syzet e diellit që shiten rrugëve të Tiranës dëmtojnë shikimin

8 Prill 2024, 18:46 / JETË ALFA PRESS

Syzet e diellit që shiten rrugëve të Tiranës
Përdorimi i syzeve të diellit që shpeshherë tregtohen në rrugë apo dyqane të pacertifikuara është shumë i dëmshëm për shëndetin e syrit.

Mjekët okulistë shprehen se është më mirë të mos mbahen fare se sa të përdoren këto produkete nga qytetarët.

Mbajtja e syzeve joprofesionale për një kohë të gjatë mund të shfaqë disa patologji për syrin që mund të dëmtojë rëndë shikimin.

Mjekët specialist thonë se vitet e fundit ka filluar një sensibilizim më i madh i qytetarëve për tu kujdesur për shëndetin e syrit.

 

Po ndodh...