
“Zoti na dhëntë mirësi, jo luftë”/ Bektashinjtë festojnë sot nisjen e pranverës, Kryegjyshi Botëror uron nga teqeja e Turanit në Korçë

Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, uroi bektashinjtë me lutjet për paqe nga teqeja e Turanit në Korçë.
Besimtarët bektashi festojnë këtë të martë ditën e katërt të “Sulltan Novruzit”, një nga festat më të rëndësishme të tyre, e cila nderon ditëlindjen e Imam Aliut, një figurë e shenjtë në traditën e bektashinjve.
Kjo ditë përfaqëson më shumë se një festë, është një moment i shenjtë për të reflektuar mbi vlerat e njeriut dhe lidhjen e tij me Zotin,siç u shpreh edhe kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj se njeriu është qenia më e përkryer e kësaj bote, dhe duhet ta respektojmë si të tillë, duke kujtuar se Zoti e ka krijuar njeriun në imazhin e tij dhe tiparet e nevojshme për të përballuar sfidat e jetës.
“Unë uroj të gjithë besimtarët, paçim dashuri e mirësi në familje e kudo. Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë. Qofshi dritë dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, u shpreh Kryegjyshi.
Në Teqenë e njohur të Turanit, besimtarët mblidhen për të nderuar këtë moment të shenjtë, duke kërkuar më shumë paqe dhe mirësi për veten dhe për të gjithë njerëzit.
Për bektashinjtë kjo festë shënon fillimin e pranverës, moment reflektimi, shprese dhe ringjalljeje shpirtërore.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128