
Inzaghi: Kombëtarja gaboi një pjesë loje ndaj Gjermanisë, por është në duar të sigurta me Spallettin

“Është një koleg që e vlerësoj, jemi takuar shumë herë”. I nderuar me "Panchina d’Oro" në Coverciano, edhe Simone Inzaghi foli për Thiago Motta, i shkarkuar nga Juventusi: “Kështu ndodh, fatkeqësisht. Më vjen keq për të, e vlerësoj si trajner dhe si person, mendoj se do të kthehet shpejt, sepse është me të vërtetë i aftë”.
A e patë Italinë në ndeshjen e Dortmundit?
Do ta filloja nga fakti se luajtëm kundër një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj se kombëtarja jonë gaboi një pjesë loje, të parën në Dortmund. Sidoqoftë, jemi në duar të sigurta. Luciano (Spalletti) është një trajner i shkëlqyer, kombëtarja luajti një pjesë të dytë shumë të mirë. Ndeshja në “San Siro” mund të kishte përfunduar ndryshe, në episodet vendimtare nuk patëm atë fatin e vogël që ndonjëherë duhet.
Çfarë menduat pas golit të dytë të pësuar?
Eh… Këto ndodhin çdo të diel, nuk ishte e nevojshme edhe me kombëtaren. Fatkeqësisht, goditjet standarde janë një pjesë e rëndësishme e futbollit, ka momente kur pëson më pak dhe të tjera kur pëson më shumë.
A nxorët mësime për Bayern Munich-Inter nga ndeshja Gjermani-Itali?
Gjermania është një kombëtare e shkëlqyer, e stërvitur mirë. E kam sfiduar Nagelsmann-in edhe më parë, kur drejtonte Bayern Munich. Italia është në duar të sigurta me Spallettin, po rritet dhe ka zhvilluar dy ndeshje të mira. Mendoj se rrugëtimi në ‘Nations League’ ka qenë shumë pozitiv.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128