Kapen 6 telefona në Burgun e Durrësit, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Mos insinuoni kot, nuk i përkasin atij
Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt kanë deklaruar se asnjë prej 6 telefonave të gjetur dhe sekuestruar në Burgun e Durrësit nuk janë të kryebashkiakut të Tiranës.
“Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media për gjetjen e pesë aparateve celularë gjatë një kontrolli në IEVP Durrës, ku ndodhet edhe z. Erion Veliaj, sqarojmë se asnjë prej aparateve celularë të gjetur nuk i përket z. Veliaj dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur në dhomën, posedimin apo sendet e tij personale.
Për rrjedhojë, çdo informacion apo insinuatë që mund ta lidhë z. Veliaj me aparatet e gjetura është i pavërtetë dhe i pabazuar në fakte”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesve ligjorë të Veliajt.
Gjashtë telefonat janë gjetur gjatë një kontrolli të kryer në ambientet e institucionit. Mësohet se pesë prej celularëve kanë qenë të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur. Pajisjet janë gjetur në ambientet e përbashkëta, në zonën e palestrës.
Celularët e sekuestruar janë dërguar për ekspertizë në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do t’i nënshtrohen verifikimeve për të përcaktuar përdorimin dhe të dhënat që mund të përmbajnë. Hetimet vijojnë për të zbardhur mënyrën se si pajisjet janë futur në ambientet e burgut dhe personat që i kanë përdorur.
Po ndodh...
Kur pushteti zgjedh dhunën
ide
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
Mos e vidhni protestën! Nëse nuk ju pëlqen, themelojeni tuajën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128