Kërcënohet me jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën hetim 39-vjeçari nga Çerkezi

14 September 2026, 15:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Është kërcënuar me jetë së fundmi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ndërsa bëhet me dije se Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka nisur hetimet për një 39-vjeçar nga fshati Çerkez.

Përmes njoftimit të bërë publik në lidhje me ngjarjen në fjalë, Prokuroria bën me dije se i dyshuari, në mesazhe përmes rrjeteve sociale, e ka fyer dhe kërcënuar Kryeministrin e RMV-së.

“Duke vlerësuar rrethanat e kryerjes së krimit, rrezikun e arratisjes, dhe veçanërisht faktin se i dyshuari duket të jetë kryerës i krimeve të tjera në fushën e krimit të dhunshëm “dhunë, fajde dhe një numër të madh kundërvajtjesh për prishjen e rendit dhe qetësisë publike”, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit”, sqarojnë nga Prokuroria Publike.

Për këtë situatë, kryeministri ka reaguar në rrjete sociale. ku përmes një videoje të shpërndarë në rrjet bëri publik kërcënimin me jetë, ndërsa shtoi se pret që autoritetet përkatëse të marrin masat e nevojshme.

"Unë jam një institucion në fund të fundit. Nëse nuk do të isha ky, e di se si zgjidhen këto çështje. Supozoj se institucionet kanë marrë përgjegjësitë e tyre dhe se personi është siguruar përmes Ministrisë së Brendshme. Shpresoj që sistemi gjyqësor do ta zbatojë të njëjtën gjë aty ku i takon", tha kryeministri nga vendkalimi kufitarë Tabanoc ku po inspektonte projektet e zbatuara në kuadër të Dokumentit të Veprimit "BE kundër Krimit të Organizuar, Mbështetje për Tregtinë".

Po ndodh...

ide