Kërkesa e Zagrebit prej 2.4 mld euro/ Presidenti i Malit të Zi i përgjigjet Kroacisë: Jemi vende mike! Të mos fokusohemi te ato që na ndajnë
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve financiare të Kroacisë, duke e cilësuar jorealiste kërkesën e Zagrebit zyrtar për kthimin e pronave me vlerë mbi 2.4 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë). Gjatë një vizite në Berane, kreu i shtetit malazez nënvizoi se çështjet dypalëshe të së kaluarës nuk duhet të përdoren si pengesë apo kushtëzim për rrugëtimin e Podgoricës drejt Bashkimit Evropian.
Milatoviq apeloi për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim konstruktiv mes dy vendeve, duke kërkuar që fokusi të zhvendoset te pikat e përbashkëta.
“Kroacia është partnerja dhe mikja jonë. Le të përqendrohemi më shumë te gjërat që na bashkojnë dhe më pak te ato që na kanë ndarë në të kaluarën. Zyrtarët e institucioneve evropiane kanë përsëritur se rruga e Malit të Zi drejt BE-së nuk duhet të kushtëzohet nga çështjet e hapura dypalëshe,” tha Milatoviq.
Pavarësisht premtimeve nga Brukseli, Presidenti malazez pranoi se në praktikë situata paraqitet më e ndërlikuar për shkak të qëndrimit të Kroacisë. Ai solli në vëmendje se Kapitulli 31 i negociatave me BE-në është teknikisht gati për t’u mbyllur, por procesi ka mbetur i pezulluar pikërisht nga pengesat politike të nxjerra nga Zagrebi.
“Integrimi evropian ka dimensionin e tij teknik dhe politik. Pres që Mali i Zi të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit me Bashkimin Evropian deri në verën e vitit të ardhshëm, pas së cilit do të nisë menjëherë procesi i ratifikimit nga vendet anëtare,” nënvizoi kreu i shtetit malazez.
Reagimi i Podgoricës vjen menjëherë pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, i cili bëri me dije se anija shkollë “Jadran” nuk është e vetmja pasuri që Zagrebi kërkon nga Mali i Zi pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Sipas kryediplomatit kroat, autoritetet e vendit të tij disponojnë dokumentacion të plotë zyrtar që provon se vlera e përgjithshme e pasurive që i detyrohet Mali i Zi tejkalon shifrën e 2.4 miliardë eurove.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
