“Këto që the shoqëroji me qëndrimin me votë”, Berisha-Spiropalit: Përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në historinë e Parlamentit

8 October 2026, 22:15 / POLITIKË ALFA PRESS
“Këto që the shoqëroji me qëndrimin me

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin në lidhje me reformën territoriale.

Berisha tha se Spiropali, por edhe deputetët e tjerë në PS, qëndrimin e tyre kundër reformës duhet ta shoqërojnë me votë kundër.

Kryedemokrati theksoi se nëse kjo ndodh, atëherë fjalimi i Spiropalit, por edhe deputetëve të PS që kanë dalë kundër, do ishte fjalimi më hipokrit në historinë e Kuvendit.

Replika me Spiropalin

 

Sali Berisha: Shqetësimi i zonjës është shumë serioz. Njeriu që paraqet të ashtuquajturën reformë është një bashkëpunëtor me eco Tiranën i një organizate të Ndraghetës. Ky njeri në 7 vite ka shpërdoruar qindra milionë euro dhe Tirana çdo vit është bërë më pis. Ftoj që fjalën që mbajtën ta shoqëroni me qëndrimin me votë, përndryshe do të regjistroheni me gërmat më të zeza si fjala më hipokrite në historinë e Parlamentit

 

Po ndodh...