Kim Kardashian zbulon se punëson 5 dado për katër fëmijët e saj: Jam një prind strikt!

Kim Kardashian ka zbuluar një detaj që ka tërhequr vëmendjen rreth mënyrës se si organizon kujdesin për katër fëmijët e saj.
Ylli i SKIMS, 45 vjeç, është nënë e North, 13 vjeç, Saint, 10 vjeç, Chicago, 8 vjeç dhe Psalm, 7 vjeç, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kanye West.
Edhe pse fëmijët e ndajnë kohën mes dy prindërve, Kim ka një ekip të dedikuar për t'u kujdesur për ta. Sipas një interviste të saj për “The Times”, ajo punëson pesë dado në total.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të pesë janë njëkohësisht në shtëpi. Sipas mënyrës së organizimit që është përshkruar në intervistë, një dado është gjithmonë në detyrë, ndërsa katër të tjerat janë në rotacion.
Pavarësisht këtij organizimi, Kim theksoi se përpiqet të jetë sa më e pranishme në përditshmërinë e fëmijëve të saj.
Ajo tha se i çon vetë në shkollë çdo ditë dhe shkon t'i marrë, ndërsa darkën përpiqet ta kalojë me ta çdo mbrëmje.
“Unë mendoj se jam një prind mesatarisht strikt”, u shpreh Kim, duke shtuar se është “jashtëzakonisht e duruar dhe e dashur” me fëmijët.
Ajo tregoi gjithashtu se përpiqet të ruajë disa rutina familjare, pavarësisht angazhimeve të shumta. Sipas saj, fëmijët mund të flenë me të kur e dëshirojnë dhe ajo lexon libra me ta çdo natë.
Në të njëjtën intervistë, Kim foli edhe për ekspozimin e fëmijëve të saj ndaj publikut. Ajo pranoi se shqetësohet për mënyrën se si ata përfshihen në jetën publike dhe në reality show-n “The Kardashians”.
Kim tha se secili prej fëmijëve bën vetëm atë me të cilën ndihet rehat. Ndërsa fëmijët më të vegjël mund të jenë pranë saj gjatë xhirimeve, ata nuk kanë histori të dedikuara në program.
North, nga ana tjetër, është më e interesuar për jetën publike dhe po ndjek edhe një rrugë muzikore. Megjithatë, Kim tha se përpiqet ta frenojë dhe të mos pranojë çdo mundësi që i vjen, në mënyrë që të sigurohet se gjithçka menaxhohet në mënyrën e duhur për të.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
