Dy ish-emisarë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi të përfshirë në ''skandale ndërkombëtare''
Dy ish-emisarë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Federica Mogherini dhe Miroslav Lajçak, janë përfshirë në skandale që kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme (2014–2019) dhe aktualisht drejtuese e kolegjit pasuniversitar “College of Europe”, u arrestua në dhjetor 2025 në Bruksel, bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë, si pjesë e një hetimi mbi një skemë të dyshuar mashtrimi që lidhej me fondet për trajnime diplomatike diplomatike. Hetimi përfshiu ambientet e kolegjit dhe zyrat e Shërbimit Diplomatik të BE-së.
Lajçak, ish-dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, dha dorëheqje pas publikimit të dokumenteve nga SHBA-të që zbardhnin shkëmbime mesazhesh të tij lidhur me Jeffrey Epstein. Ai ka pranuar se komunikimi ishte i papërshtatshëm dhe e ka përshkruar atë si “gjykim të dobët”, por nuk e konsideron akt kriminal. Bashkimi Evropian ka theksuar se kjo nuk e komprometon procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që ai e ndërmjetësoi për pesë vjet.
Skandalet nënvizojnë sfidat e transparencës dhe përgjegjësisë në diplomacinë evropiane, ndërsa hetimet për Mogherinin dhe kritikat ndaj Lajçak vazhdojnë. Rastet e tyre pasqyrojnë ndikimin e figurave të larta evropiane dhe ndjeshmërinë e rolit të tyre në proceset ndërkombëtare.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128