Gazetari Hitaj: Këshilltarët e grupit parlamentar të PD e marrin rrogën kot

3 Shkurt 2026, 21:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari Hitaj: Këshilltarët e grupit parlamentar të PD e marrin

Debatet në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN në lidhje me reformën territoriale kanë nxjerrë në pah edhe kritikat ndaj këshilltarëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gazetari Arbër Hitaj ka akuzuar këshilltarët demokratë se nuk bëjnë asgjë dhe e marrin rrogën kot.

“Njohim edhe këshilltarët e grupit të PD-së që s'bëjnë asnjë gjë nga mëngjesi në darkë. Marrin vetëm rrogën. Tani për këtë do të bëjmë diskutim. Unë të njoh, je një debatues i fortë në këshillin bashkiak. Në qoftë se ti do të evidentohesh si këshilltar i grupit parlamentar më fal mos i ul spaletat e tua”, iu drejtua gazetari Hitaj këshilltarit demokrat Dorian Teliti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke mohuar debatet, në përgjigje të tij, Teliti deklaroi se çfarë ishte diskutuar në mbledhjen e PD-së një ditë më parë.

“U ulën deputet në tavolinë me kryetarin e partisë në krye, me në kryetarin e grupit parlamentar më në mungesë të kryetarit grupit parlamentar që është jashtë. Sali Berisha që ta merrni vesh nuk foli fare, foli i fundit dhe tha cilat janë alternativat? Hapat që ne duam të ndërmarrim, shprehuni për opsionin që çdo lloj opsioni që në tavolinë. Diskutim më demokratik dhe më të hapur nuk kishte. Tani kjo merr dhe transmetohet sikur deputeti janë hedhur kundër Sali Berishës”, iu përgjigj Teliti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për gazetarin Hitaj opozita nuk e ka luksin që ta braktisë komisionin për reformën territoriale.

“Opozita nuk e ka luksin që ta braktisi këtë komision të rëndësishme. Duhet të jetë atje. Po dhe ky është një element shumë i rëndësishëm për të patur një garanci që ato bashki që mund të mbyllen ose ato bashki që mund të krijohen nga ky komision të kenë një formulë e cila bazohet në numrin e popullatës, bazohet në performancën ekonomike dhe të gjithë elementët. Sepse janë ngritur disa disa teza. Mua më vjen mirë në radhë të parë dhe dua ta them që grupi parlamentar ishte ai që u kundërvu lidershipit të Partisë Demokratike”.

 

Po ndodh...