Marrëveshje PS-PD/ Socialistët tërheqin nga rendi i ditës ndryshimet për Komisionin e Territoriales!
Duket se ka pasur një marrëveshje mes PD dhe PS për rikthimin e Komisionit për Reformën Territoriale në formën e parë bipartizane. Në senacën e sotme plenare, socialistët kanë tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet në përbërjen e Komisionit të Reformës Territoriale.
Lajmi në fjalë është konfirmuar dhe nga Taulant Balla, i cili deklaroi se mazhoranca vendosi heqjen e këtij pike nga rendi i ditës, pa dhënë të tjera detaje në lidhje me vendimin e marrë.
“E heqim nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale! Do vijojë puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale”, u shpreh Balla gjatë seancës.
Vendimi i socialistëve nuk u la pa komentuar as nga dmeokratët. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, kërkoi që socialistës të mos mjaftohet vetëm me heqjen e pikës nga rendi i ditës, por të tërhiqet plotësisht nga ndryshimet e propozuara në Komisionin e Reformës Territoriale. Kujtojmë se PD po shkonte drejt bojkotit të këtij Komisioni, por pas revoltës së 10 deputetëve demokratë në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentarë, Sali Berisha u tërhoq.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128