Opozita që "vetë-humbi", se Basha s'duhej të bëhej kryeministër!
Ka momente në politikë kur të mund kundërshtari. Por ka edhe momente më të rënda, kur të rrëzon vetja, kur ai që ti e ke konsideruar lider historik së bashku me marionetat e veta, bën çmos që për hesape të vetat të ta punojë pas shpine duke u kthyer në aleat të kundërshtarit politik.
Sot në parlament pas replikave Balla-Topalli, pranimi prej ish-numrit 2 të PD, se ishte krenare që me partinë e saj, më 2021 bashkëpunoi me PS kundër demokratëve për shkak të të qënit të Lulzim Bashës kryetar partie, ishte vërtetë shokuese.
Për më tepër ky qëndrim plotëson deklaratën e Sali Berishës, citoj: “Më mirë që PD nuk fitoi në 2021”, nuk janë thjesht episode të shëmtuara., Janë prova. Prova se disfata e opozitës nuk ka qenë vetëm produkt i pushtetit të fortë përballë — por i një lidershipi që ka pasur frikë nga fitorja më shumë se nga humbja.
Sepse druheshin se fitorja e Lulzim Bashës i eklipsonte, i bënte të vegjël, i largonte nga skena politike, i çfaktorizonte.
Kështu që zgjidhje që kënaq hipokrizinë, në këtë rast ishte vetëm Humbja.
Humbja mban gjallë mitin. Mban gjallë liderin. Mban gjallë “armikun”.
Humbja është terren perfekt për të sunduar një parti pa e çuar kurrë në pushtet.
Për vite, demokratëve u është thënë se zgjedhjet janë vjedhur, se sistemi është i kapur, se përballë është një makineri e padrejtë. Por sot del një e vërtetë më e hidhur: ndërkohë që baza luftonte, sakrifikonte, përballej me presion, në majë bëheshin llogari të tjera — llogari për kontroll, jo për fitore.
Kur drejtues politikë e konsiderojnë humbjen “më të mirë se fitorja”, atëherë opozita nuk është më alternativë pushteti — është instrument personal. Dhe kjo është tragjedia më e madhe për çdo forcë politike: teksa kthehet nga shpresë për ndryshim, thjesht në një mjet për mbijetesë individuale.
Ata që flasin më fort për “regjim”, janë ata që pranojnë se fitorja nuk ishte prioritet.
Ata që flasin për “sakrificën e demokratëve”, janë ata që sot zbulojnë se sakrifica e atyre njerëzve ka qenë pjesë e një lufte të brendshme për pushtet brenda partisë.
Pra, pyetja nuk është më “pse fiton Rama?”.
Pyetja është: A ka dashur ndonjëherë realisht kjo udhëheqje, që Lulzim Basha të ishte kryeministër?
Sepse nëse humbja e tij është strategji, atëherë armiku më i madh nuk është përballë./Bignews.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128