E rëndë në Zubin Potok, shpërthen një granate. Humb jetën 56-vjeçari

27 Nëntor 2025, 09:24 / KOSOVA ALFA PRESS

E rëndë në Zubin Potok, shpërthen një granate. Humb

Një person ka vdeskur pas shpërthimit të një granate dore në fshatin Popovicë të komunës së Zubin Potokut.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale për Mitrovicën Veriore, Petrit Fejza.

Viktima është identifikuar me inicialet M.P., i lindur në vitin 1969.

“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftuar se ne fshatin Popovicë të Z.Potokut është një person i vdekur, deri te vdekja pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë ka ardh si pasoj e shpërthimit të një granate të dorës.”, tha ai.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, është konstatuar se vdekja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate dore.

Rasti po hetohet në kuadër të procedimit penal për “Shkaktim i vdekjes”, ndërsa, me urdhër të Prokurorisë, trupi i viktimës është dërguar për autopsi.



Po ndodh...