Ish-presidentit Trump, sot në gjyq, ndalohet përdorimi i pajisjeve dixhitale në sallë
4 Prill 2023, 08:08 / KOSOVA

Trump pritet të përballet sot me akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit, përfshirë të paktën një vepër penale, në aktakuzën e lëshuar nga një juri në Manhattan javën e kaluar.
Hetimet lidhen me pagesat e bëra për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografike Stormy Daniels dhe ish modeles së revistës Playboy Karen McDougal.
Ndërkohë gjykatësi Juan Merchan ka ndaluar përdorimin e pajisjeve dixhitale në sallën e gjyqit për seancën dëgjimore të Donald Trump.
Gjykatësi tha se celularët dhe laptopët nuk mund të përdoren në sallën e gjyqit gjatë seancës së ish-presidentit amerikan.
Kamerat do të lejohen në korridor përpara se të fillojë gjyqi, tha më tej gjykatësi Merchan.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


