Ishte në kërkim për dhunë ndaj të shoqes, vetëdorëzohet në Polici, xhudisti Akil Gjakova
Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës mbrëmjen e së martës, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunën që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Edhe pse ndaj tij ishte ngritur akuza për veprën penale “dhunë në familje”, xhudisti vendosi që të mos përballej me drejtësinë, por që e ndryshoi duke u dorëzuar ditën e djeshme.
“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Dhunё nё familje”,"-bëhet me dije në njoftimin e dhënë nga ana e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë që ai tashmë po përballet me akuza për dhunë, por Federata e Xhudos së Kosovës i ka dalë në mbrojtje, duke u shprehur se kanë besim se ai është i pafajshëm.
“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona. Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë,"-shkruajnë ata në reagimin e tyre.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128