Kenia njohu pavarësinë e Kosovës/ Albin Kurti: Vendim historik! Hapet rruga për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona

26 Mars 2025, 19:40 / KOSOVA ALFA PRESS

Kenia njohu pavarësinë e Kosovës/ Albin Kurti: Vendim historik!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se njohja e pavarësisë nga shteti i Kenias është  një lajm që i gëzon të gjithë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se ky është një vendim historik dhe i hap rrugë ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona.

“Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv”, shkruan Albin Kurti.

Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën.

Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje.

Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona.

Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv.