Konjufca dështoi të krijojë qeverinë e re, Vjosa Osmani mbledh liderët e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar në takim kryetarët e partive politike, pas dështimit të mandatarit, Glauk Konjufca, që t’i sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Nisma Socialdemokrate e kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e orës 10:30.
Sipas Kushtetutës, nëse as në tentimin e dytë nuk zgjidhet Qeveria, presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Zgjedhjet e reja parashikohet të mbahen në janar.
Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën.
Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Partitë që deri tani ishin në opozitë, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja ishin kundër, ndersa Nisma abstenoi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

