Kosova do pranojë emigrantë nga vendet e treta, DASH: Mirënjohje, partner i besueshëm për kthimin e sigurt në vendin e origjinës

11 Qershor 2025, 17:40 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosova do pranojë emigrantë nga vendet e treta, DASH: Mirënjohje,

Departamenti i Shtetit Amerikan ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Kosovën në kuadër të një prej prioriteteve kyçe të administratës Trump, që lidhet me menaxhimin e emigracionit dhe kthimin e shtetasve të vendeve të treta.

Në një deklaratë për CBS News, Departamenti i Shtetit u shpreh se “Ne mirëpresim bashkëpunimin për këtë prioritet kyç të Administratës Trump.”

Më tej në deklaratë, theksohet mirënjohja ndaj Kosovës për rolin e saj në këtë proces.

“Jemi mirënjohës partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të origjinës.”

Ky reagim vjen pasi Kosova ka shprehur gatishmërinë për të strehuar përkohësisht deri në 50 persona të tillë, si pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi për këtë është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 11 qershor 2025.

Bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-të në këtë fushë konsiderohet një shembull i qartë i marrëdhënieve të qëndrueshme mes dy vendeve dhe përkushtimit të Kosovës për të kontribuar në çështje globale të sigurisë dhe humanizmit.

 

Po ndodh...

ide