Kosovë, ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për kultivimin e 1259 bimëve k*nabis, prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit N.Sh., shtetas i Shqipërisë.
Ai dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, sipas nenit 272 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se N.Sh., në bashkëpunim me të pandehurin tjetër O.Sh., nga data e pavërtetuar deri më 19 qershor 2024, ka kultivuar rreth 1,259 bimë narkotike të llojit cannabis sativa në tri parcela në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës.
I pandehuri ishte në arrati që nga koha e kryerjes së veprës penale. Ai u arrestua me urdhër arrest ndërkombëtar dhe më pas u ekstradua nga Shqipëria në Kosovë. Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e tij, duke theksuar se ekziston dyshimi i bazuar për përfshirjen e tij në këtë aktivitet të kundërligjshëm.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



