
Kreu i LDK, Abdixhiku: Sipas vëzhguesve tanë, kemi marrë 18.4% të votave! Përgjegjësinë për rezultatin e marr unë

Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, foli në një konferencë për gazetarët ku tregoi se forca që drejton ka dalë forcë e tretë në zgjedhjet e zhvilluara sot me rreth 18.4% të votave. Abdixhiku i pasqyron këto rezultate sipas të dhënave të marra nga vëzhguesit dhe komisionerët e partisë që drejton.
'Duam ti shpalli rezultate përfundimtare të marrë nga komisionerët tanë. Kërkoj mirëkuptim nga partitë e tjera. Sipas numërimeve nga vëzhguesit tanë. Kanë votuar 871 mijë qytetarë. LDK ka marrë 18.4%, 158 mijë vota.
VV ka 39.8%. PDK 21.84%. AAK 7.62% Lista 1.5%, minoritete 11.02%. Dua të theksoj se votat e mërgatës nuk janë përfshirë. LDK pret 30 mijë vota të tjera.
Të kemi 190 mijë vota, diku tek 20%. Rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar LDK. Falënderoj qytetarët, aktivistët tanë që bënë fushatë moderne.
Dritë do të ketë në Kosovë, LDK del me rritje të konsiderueshme ndonëse nuk është i kënaqshëm, do mbajmë konferenca në ditët në vijim.'
-
Problemet në KQZ, Vjosa Osmani kërkon që çdo votë të numërohet saktë
10 Shkurt, 00:00 -
-
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128