Prokuroria Speciale urdhëron hetime për ndërhyrje në faqen e KQZ-së

9 Shkurt 2025, 23:50 / KOSOVA ALFA PRESS

Prokuroria Speciale urdhëron hetime për ndërhyrje në faqen e

Prokuroria Speciale ka urdhëruar hetime për ndërhyrje në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burime nga hetuesia kanë thënë për Paparacin se është zbuluar një sulm me qëllim që të shkaktohet huti dhe tjetërsim i rezultateve.

Faqja e KQZ-së është jashtë funksionit për më shumë se 1 orë pasi nisën të dalin rezultate të dyshimta dhe në përqindje të madhe në Pejë dhe në Podujevë.

Sipas rezultateve të publikuara në uebfaqen e KQZ-së rreth orës 21:00, Vetëvendosje rezultonte të ketë fituar mbi 100 mijë vota në Pejë, që teknikisht është e pamundur.

Në Pejë, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje doli me 95 për qind të votave.

 

Po ndodh...