
Krijimi i qeverisë së re, Kurti fton në takim Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar për takim konsultativ para seancës së konstituimit të Kuvendit.
Në letrën që është publikuar në media, Kurti ka kërkuar takim këtë javë me Abdixhikun, duke ofruar si opsion datën 9 prill dhe 10 prill.
Nuk dihet nëse letër të njëjtë Kurti i ka dërguar edhe partive të tjera parlamentare. KosovaPress ka kontaktuar me zyrtarë të PDK-së dhe AAK-së, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Të heshtur kanë qëndruar edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilët nuk kanë kthyer përgjigje për KosovaPress, se a do ta pranojnë ftesën për takim.
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me 15 prill.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128