Kryeministri ukrainas shkon në Shtëpinë e Bardhë, takon këshilltarin e Bidenit për sigurinë kombëtare

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal mbërriti mëngjesin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Oksana Markarova, ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u takua me Shmyhal këtë mëngjes dhe Presidenti i SHBA Joe Biden u ndal aty. Zyrtarët tani janë larguar.
Biden pritet të japë së shpejti komente për luftën e Rusisë dhe pritet të shpallë ndihmë shtesë për sigurinë për Ukrainën.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen do të takohet gjithashtu me Shmyhal, tha një zyrtar i Thesarit. Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo dhe Ministri i Financave i Ukrainës Sergii Marchenko janë gjithashtu të pranishëm.
Në takim, Yellen pritet t'i tregojë kryeministrit ukrainas se Shtetet e Bashkuara synojnë të ofrojnë "një financim shtesë prej 500 milionë dollarësh të menjëhershëm për të ndihmuar Ukrainën të vazhdojë operacionet kritike të qeverisë, të tilla si pagat, pensionet dhe programet e tjera, të nevojshme për të shmangur një përkeqësim të situatës humanitare në Ukrainë. Kjo bazohet në mbështetjen e drejtpërdrejtë ekonomike prej 500 milionë dollarësh që presidenti Biden njoftoi në mars", thotë një zyrtar i Thesarit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


