NATO dhe Rusia gjatë dy javëve të ardhshme do të testojnë flotat e tyre në Detin Baltik

6 Qershor 2023, 08:21 / KOSOVA ALFA PRESS

NATO dhe Rusia gjatë dy javëve të ardhshme do të

NATO dhe Rusia gjatë dy javëve të ardhshme do të testojnë paralelisht flotat e tyre në Detin Baltik. Në manovrën e drejtuar nga SHBA-ja “Baltops” marrin pjesë 50 anije dhe barka dhe 45 avionë me gjithsej 6500 ushtarë nga vendet e NATOS dhe Suedia.

Flota ruse e Detit Baltik të hënën (05.06) vuri në dukje, se njëkohësisht do të stërvisë 40 anije, 50 avionë luftarake dhe 3500 ushtarë. NATO nuk ishte informuar më parë zyrtarisht për këtë. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk pret, që të ketë acarim të situatës mes dy palëve prej këtyre manovrave.

“Nuk druaj për një gjë të tillë”, tha ai gjatë një vizite në fregatën “Mecklenburg-Vorpommern” para brigjeve të Detit Baltik në Rostock. “Do të veprohet me shumë përgjegjësi nga ana e forcave tona.” Kancelari e konsideron këtë stërvitje të NATO-s si sinjal të forcës ndaj Rusisë: “Eshtë natyrisht edhe një shenjë, se me këtë manovër, po bëjmë një stërvitje, që tregon se e kemi forcën, për të organizaur mbrojtjen e aleancës dhe të vendit. E kjo do të kuptohet me të.”

Rusia me gjasë e ka neutralizuar ofensivën e madhe ukrainase

Forcat e armatosura ruse, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë e kanë neutralizuar një ofensivë të madhe ukrainase në jug të rajonit Donjeck. “Në mëngjesin e 4 qershorit armiku nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në pesë sektorë të frontit në jug të Donjeckut”, njoftoi ministria në kanalin e lajmeve Telegram. “Armiku nuk i arriti qëllimet, nuk pati sukses.” Rreth 250 ushtarë ukrainas janë vrarë.

16 tanke ukrainase, tre tanke mbrojtëse dhe 21 automjete të blinduara luftarake janë shkatërruar. Ministria publikoi një video, që tregon se si disa automjete të blinduara ukrainase pas të shtënave shpërthejnë në një fushë. Nga një palë e pavarur këto të dhëna nuk janë verifikuar.

Nëse kemi të bëjmë me luftime në fillim të ofensivës së madhe, që po e planifikon prej muajsh Ukraina, kjo ende nuk është e qartë. Në raportimin ditor të shtabit të përgjithshëm ukrainas bëhet fjalë vetëm, se ka pasur 29 shkëmbime luftarake në rajonet lindore Donjecks dhe Luhansk. Qendra për komunikim strategjik nuk është shprehur lidhur me dekalrimet ruse, por e akuzoi Rusinë për gënjeshtra: Për të irrituar ukrainasit dhe popullsinë ruse, jepen informacione të rreme lidhur me ofensivë, e madhe dhe humbjet në ushtrinë ukrainase, thuhet nga pala e Ukrainës./DW

 

Po ndodh...