Paraqitet në qendrën e votimit, Presidentja Osmani pret në radhë për të zgjedhur

9 Shkurt 2025, 11:43 / KOSOVA ALFA PRESS

Paraqitet në qendrën e votimit, Presidentja Osmani pret në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të pres në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike.

Pasi priti disa minuta në radhë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi votën e saj në një nga qendrat e votimit të Prishtinës.

Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve. Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës”.

Në Kosovë po mbahen sot zgjedhjet parlamentare ku rreth 2 mln qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin qeverinë për 4 vitet e ardhshme.

Shumica e liderëve politike kanë hedhur tashmë votën e tyre duke inkurajuar qytetarët për pjesëmarrje masive në votime.