Përurohet në Prizren shtatorja e komandant Tahir Sinanit

Në Prizren është përuruar shtatorja e heroit të kombit, komandant Tahir Sinani, në një ceremoni solemne ku mori pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili e cilësoi këtë akt si përjetësim të përpjekjes së përbashkët kombëtare.
“Përjetësimi i heronjve tanë në shtatore nuk është vetëm nderim për veprën e tyre individuale, por edhe përjetësim i përpjekjes sonë të përbashkët kombëtare dhe i luftës çlirimtare që i dha kuptim lirisë që gëzojmë sot”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social ‘Facebook’.
Sipas tij, Prizrenin e Lidhjes Shqiptare dhe komandantin Tahir Sinani i veçon dimensioni përbashkues i gjeografisë shqiptare.
“Këtu, historia jonë ngrihet mbi themele krenarie, sakrifice dhe vizioni kombëtar. Jeta dhe vepra e Komandant Tahir Sinanit mbeten shembull i guximit, përkushtimit dhe atdhedashurisë një udhërrëfyes që duhet ndjekur nga çdo brez”.
Udhëheqësit politikë në Kosovë kanë uruar për 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Figura të ndryshme publike dhe qytetarë kanë bërë homazhe të premten pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari. Po ashtu, rrugët dhe sheshet në mbarë Kosovën janë stolisur me flamuj kuqezi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
