Të shtëna me armë, një i plagosur në Fushë Kosovë

29 Nëntor 2025, 19:58 / KOSOVA ALFA PRESS

Të shtëna me armë, një i plagosur në Fushë

Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë.

Rasti është regjistruar në rrugën “Dardania” më 29 nëntor 2025.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka deklaruar se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk raportohet për të arrestuar në lidhje me incidentin.

Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe punën hetimore për të sqaruar motivin dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

 

Po ndodh...