
U mbyt në ujërat e lumit Buna teksa peshkonte, gjendet pas 2 muajsh trupi i 65-vjeçarit

Është gjetur trupi i 65-vjeçarit nga Mitrovica që u raportua se rrëshqiti në lumin Buna teksa peshkonte 2 muaj më parë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi”, njofton policia.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të datës 17 dhjetor 2023. Shtetasi H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna në Shkodër, rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit. Pas dy muajsh është bërë e mundur dhe gjetja e trupit të tij.
-
-
-
-
Tritol banesës së Ilir Koçiles, pamjet pas shpërthimit
27 Shkurt, 11:13 -
-
-
-
Tritol banesës së Ilir Koçiles, pamjet pas shpërthimit
27 Shkurt, 11:13

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128