Vuçiç jep dorëheqje nga kreu i partisë, do të formojë parti të re më 28 qershor

26 Maj 2023, 21:47 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Vuçiç jep dorëheqje nga kreu i partisë, do të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë së tij.

Ai ka paralajmëruar një lëvizje të re më 28 qershor, që është dita e ditën e Vidovdanit – një festë ortodokse po që nga regjimet serbe është përdorur politikisht për ekspansionizëm.

Vuçiç është duke mbajtur një miting, ku prezent është edhe i sanksionuari nga Shtetet e Bashkuara e Amerikës, Miloard Dodik, lideri i serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ishte raportuar më parë për dorëheqjen e Vuçiçit nga partia e tij. 

Në mitingun e tij ai ka përmendur zhvillimet e sotme në Kosovës.

Ai paralajmëroi se sapo të mbyllet mitingu do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë – duke iu referuar zhvillimeve në Kosovë. Sipas tij, sot në Kosovë kanë ndodhur shumë gjera të këqija.

”Sapo të përfundojë ky takim do të kemi një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shumë gjëra të këqija po ndodhin në Kosovë, prandaj duhet më shumë se kurrë unitet dhe bashkim, vetëm një Serbi e fortë dhe e fortë mundet. merreni me problemet”, ka thënë Vuçiq.

Kosovën e ka përmendur edhe ministri serb Ivica Daçiq, duke propaganduar se “nuk do ta japin Kosovën”, që tas tash e 15 vjet është shtet. 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128