Zhduken dy vajza të mitura në Fushë-Kosovë

10 Korrik 2025, 10:43 / KOSOVA ALFA PRESS

Zhduken dy vajza të mitura në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vajza të mitura në Fushë Kosovë, të cilat janë raportuar të zhdukura.

Rasti është raportuar të mërkurën, më 9 korrik, ku dy prindër kanë deklaruar se mbrëmjen e 4 korrikut, dy vajzat e mitura kanë dalë nga banesat e tyre dhe nuk janë kthyer më.

Sipas raportimit, ato kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

 

Po ndodh...