Kreu i PD thotë se po u largua ai, Rama forcohet, Balla është dakord: I urojmë jetë të gjatë Berishës që të fitojmë zgjedhjet e vitit 2029, 2033...

22 October 2026, 12:51 / POLITIKË ALFA PRESS
Kreu i PD thotë se po u largua ai, Rama forcohet, Balla është

Pas showt të radhës në parlament ku deputetët e PD bëjnë sikur luftojnë egër dhe ata të PS votojnë ligjet që duan, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas seancës, ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga politika, duke deklaruar se një vendim i tillë do të favorizonte kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hidhte hapin e parë dhe të largohej nga drejtimi i opozitës, Berisha e cilësoi këtë mundësi si absurde, duke këmbëngulur se tërheqja e tij do të sillte forcimin e Edi Ramës.

“Kjo nuk ndodh kurrë, është absurde. Kjo do të thotë të forcosh Edi Ramën dhe të lash dorën e tij të zezë. Lëpirësit dhe puthadorët e Ramës thonë ashtu. Të na krahasosh ne të dy është të krahasosh ditën me natën. Tani ka një opozitë të vërtetë”, deklaroi prerë Berisha.

Menjëherë pas Berishës përpara gazetarëve doli kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili pasi sulmoi protestuesit i uroj jetë të gjatë Sali Berishës në krye të PD.

"I urojmë jetë të gjatë Sali Berishës, kurse ne kështu fitojmë zgjedhjet edhe në vitin 2029, 2033...", tha me ngazëllim Balla./Alfapress.al

Po ndodh...