Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të premte

16 October 2026, 08:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për

Moti parashikohet me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira të pakta hera–herës deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite. 
Vranësira pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.

Në majat e maleve në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 8m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 18m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Po ndodh...

ide