
Shkaku i vërtetë i katastrofës dhe sot mbetet mister, njihuni me “Titanikun e ajrit’ që ishte krenaria e Rajhut të Tretë

Lakehurst, 6 maj 1937.
Është ora 19:25 dhe vetëm dy minuta larg tokës, Hidenburg filloi operacionet e zbritjes.
Pajisja ishte vetëm 20 metra larg tokës.
Papritur një flakë u ngrit pas saj.
Më pas u dëgjuan dis shpërthime dhe pas disa sekondave , avioni u shndërrua në një pishtar të madh teksa bie në tokë.
Britmat e pasagjerëve u përzien me britmat e turmës së pranishme, me sirenat e zjarrfikësve dhe makinave të policisë.
Një re tymi më pas mbuloi vendin kur avioni u shemb në tokë.
Kameramanët vazhduan të filmonin për 32 sekonda gjendjen e makthit, në të cilën të pranishmit të pafuqishëm dëshmuan fundin tragjik të avionit më të madh të ndërtuar ndonjëherë në atë periudhë.
“Titaniku i ajrit’
Në fund të një gare kundër kohës, në mars 1936 një avion gjigand, që synonte të lartësonte krenarinë e Rajhut të Tretë, doli nga kantieri i ndërtimit të të Deutsche Zeppelin Reedai pasi mori miratimet e nevojshme.
Ishte anija ajrore më e madhe e ndërtuar ndonjëherë, një modeli vërtetë i përsosmërisë, me një gjatësi prej 245 metrash dhe një lartësi prej 41 metrash ( afërsisht sa një ndërtetëse 15-katëshe).
Ai ishte pajisur me katër motorë Daimler-Benz 602 LOF 6, secili me 1320 kuaj fuqi.
Shpejtësia maksimale e arritur ishte mbresëlëndëse për atë kohë: 130 km / orë, dhe diapazoni i fluturimit ishte 16,000 kilometra!
Zeppelin LZ129 i quajtur sipas gjeneralit Hindenburg ishte paksa në formë vezake dhe kishte 12 balona të mbushura me 200.000 ml hidrogjen, pra një kapacitet 10 herë më i lartë se pajisjet e para të ndërtuara nga konti von Zeppelin.
Gjithashtu ishte hera e parë që hidrogjeni u përdor në vend të heliumit, një zgjidhje që do të rezultonte katastrofike.
Nga disa kërkime u zbulua se Gjermanisë i kishte mbaruar helium pasi me ardhjen e Hitlerit në pushtet, amerikanët refuzuan ta furnizonin Gjermaninë me këtë komponent kimik.
Kalimi i Atlantikut në 3 ditë
Pas pagëzimit të kryer me madhështi nga autoritetet gjermane, Hindenburg bëri fluturimin e tij të parë të gjatë, nga Frankfurt, Gjermani në Rio de Zhaneiro në Brazil, nga 21–25 tetor 1936.
Fluturimi u krye për rreth 112 orë, duke përshkuar 11,278 kilometra. me një shpejtësi mesatare prej rreth 102 km / orë.
Gjatë gjithë vitit 1936, Hindenburg do të ofronte transport për në Rio de Zhaneiro (7 udhëtime vajtje-ardhje) si dhe në Lakehurst, SHBA (10 udhëtime vajtje-ardhje).
Fluturimi më i shpejtë i Hindenburg ishte 6–7 maj 1936, midis Lakehurst dhe Frankfurt.
Asnjë linjë, asnjë avion apo hidroavion nuk kishte krijuar një performancë të ngjashme në atë kohë.
Kështu, "Titaniku i Ajrit", siç ishte quajtur, mund të kalonte Atlantikun në vetëm tre ditë, krahasuar me dy javët që iu donte një anijeje.
Kushtet në bord ishin të ngjashme me ato në anijet e mëdha luksoze jashtë shtetit, dhe tani udhëtimi me Zepelin rezultoi të ishte alternativa më e favorshme për biznesmenët.
Ata mund të zinin kabinat në kuvertën e sipërme ose të poshtme. Në kuvertën e sipërme A, për shembull, kishte 25 kabina me dy krevate marinari. Çdo kabinë kishte një lavaman të bardhë dhe një dollap që mbante gjashtë kostume burrash.
Gjatë dimrit, ndërtuesit përfituan nga kjo periudhë për të bërë përmirësime të ndryshme në avion. Kabinat e ekuipazhit, për shembull, janë reduktuar për të ndërtuar nëntë kabina shtesë.
Kabinat e reja, të vendosura në kuvertën e poshtme B, tani ishin të pajisura me dritare, natyrisht që preferoheshin nga pasagjerët shumë të pasur. Në kuvertën e sipërme, A, ishte dhoma e ngrënies me përmasa 15 metra e gjatë dhe 4,60 m e gjerë.
Përtej mureve me pleksiglas të dhomës së ngrënies ishte një galeri shëtitore nga ku udhwtarwt mund tw shikonin nga jashtë.
Në qendër të sallës ishin katër tavolina rrethore, secila me shtatë karrige alumini. Katër tavolina të tjera më të vogla, dy ishin pranë murit me pleksiglas. Në të djathtë të aeroplanit është një sallë pritjeje me një bar amerikan. Pranë saj ishte një dhomë tjetër ndenjie, më e vogël (5m x 4, 60 m), e cila shërbente si sallë leximi.
Por krenaria e këtij salloni ishte një piano Bluhner, me bisht, e bërë tërësisht prej alumini. Në kuvertën e poshtme ishte një kuzhinë e madhe, moderne me një frigorifer dhe një makinë akulli, tualete dhe një dhomë dush.
Duhanpirësit kishin edhe një sallon të tyre të vogël, të izoluar mirë. Asgjë nuk i mungonte bordit, për ta bërë sa më të këndshëm fluturimin e 55 pasagjerëve, kryesisht njerëz të biznesit.
Madje kishte një infermieri të vogël që kishte një mjek kujdestar dhe të dielën pasagjerët mund të përfitonin nga një shërbim fetar.
Udhëtimi i Fundit
Më 3 maj 1937, në orën 19:16, anija ajrore Hindenburg u nis nga Frankfurti për të parën nga 10 udhëtimet e planifikuara ndër-Atlantike për në bazën e Forcave Ajrore Lakehurst.
Nord kishte 36 pasagjerë, si dhe 61 anëtarë të ekuipazhit, me Max Pruss si kapiten.
Ernst Lehmann, ish-komandanti i LZ 129, ishte gjithashtu në bord qw do të merrte në Nju Jork, postin e ri të drejtorit tregtar të Deutsche Zeppelin Reederei në qytetin e madh amerikan.
Pas 77 orësh e 8 minutash fluturim, Zepelini më në fund mbërriti me 12 orë vonesë në Lakehurst.
Aty poshtë, të afërm, miq dhe gazetarë prisnin uljen me shumë emocion. Litarët e sigurisë u lëshuan dhe Hindenburg rrëshqiti drejt shtyllës së ankorimit. Ekipi pranë shtyllës së spirancës i siguroi ata në tokë. Të gjithë mund të shihnin fytyrat e buzëqeshura të pasagjerëve, duke tundur shamitë e tyre.
Inxhinieri Groves ishte në avion, së bashku me kapitenin Rosenthal, komandantin e bazës ajrore. Ai ishte i pari që vuri re një flakë të vogël jeshile të zbehtë, e cila fillon të luajë në gondolën e njërit prej motorëve.
Pastaj gjithçka ndodhi kaq shpejt në vetëm pak sekonda, sa trupi i avionit u kthye në hi.
Kameramanët qe ishin ne vend per te filmuar mbërritjen triumfuese të avionit, regjistruan mekanikisht sekuencat e katastrofës.
Tashmë mund të dëgjoheshin sirenat e makinave të policisë, të zjarrfikësve, por edhe të autoambulancave.
Një perde e madhe tymi i zi nga djegia e vajit të motorit mbulon aeroportin.
Ndërsa autoritetet u përpoqën të bënin një vlerësim të parë të tragjedisë, të dërguarit specialë nxituan në kabinën më të afërt të telefonit për të transmetuar lajmin e zymtë në katër pika anembanë globit.
62 nga 97 personat në bord u shpëtuan (36 pasagjerë dhe 61 anëtarë të ekuipazhit). Shumica u plagosën rëndë. Kapiteni Ernst Lehmann, i cili mbijetoi ditën e parë të aksidentit, vdiq të nesërmen.
Kapiteni Max Pruss shpëtoi por pësoi djegie të rënda të shkallës së dytë nga të cilat arriti të shërohej.
Aksident apo sabotim?
Urdhri i menjëhershëm ishte që asnjë avion tjetër të mos largohet nga territori gjerman derisa të sqarohet ky aksident.
Një komision dërgohet nga Rajhu për të marrë pjesë në hetim. Pjesë e komisionit ishte edhe Hugo Eckener, drejtori i Zeppelin. Pas largimit nga Aeroporti i Aspern, ai deklaroi se besonte në versionin e sabotimit.
Gazetat amerikane publikuan detaje kontradiktore dhe kapiteni Prus dhe komandanti Charles Rosenthal nuk kishin të njëjtën pikëpamje për origjinën e aksidentit.
Hetimi zyrtar ia atribuoi fatkeqësinë një shkarkimi statik, por shkaku i vërtetë i katastrofës sot mbetet mister.
Libri i Michael M. Mooney, i botuar në 1972 dhe i titulluar Hindenburg, flet për një autor të dyshuar të sulmit, Erich Spehl, një anëtar i ekuipazhit, një anti-nazist i bindur, i cili kishte vendosur një bombë me sahat në aeroplan.
Megjithatë, nuk ka asnjë provë për të justifikuar këto pretendime./ Përgatiti Alfapress.al
-
Babai i kompjuterit vdiq sepse ishte h*moseksual
5 Dhjetor, 11:29

Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!
ide

Internacionalizmi ortodoks i kryeministrit

Demokratë reflektoni, Foltore liro zyrat e PD!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128