Si një armë zjarri u bë e paligjshme për shkak se ishte shumë e fuqishme

15 Dhjetor 2022, 11:39 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Si një armë zjarri u bë e paligjshme për shkak se ishte

Është shumë qesharake por në të njëjtën kohë një periudhë interesante ku armët u komercializuan më shumë se gjithçka tjetër, për shkak të një bumit të madh në Amerikë si dhe me sensin e parë real të marketingut.

Arma e njohur si ‘Punt gun’ ishte menduar për të gjuajtur sasi të mëdha zogjsh në të njëjtën kohë dhe për të qenë më konkret, kjo armë kishte potencialin të vriste 100 zogj me një të shtënë.

Kjo armë peshonte pothuajse 43 kilogram dhe mbante mbi 150 paleta. 

Diametri i kësaj arme është 51 mm.  Ky kalibër shumë specifik bëri që kjo armë të  konsiderohet  si një armë gjahu dhe jo një top siç duhet ishte në të vërtetë.

Kjo armë zjarri ndryshoi industrinë e gjuetisë në përdorimin e saj të shkurtër përpara se të ndalohej. Arma do të vihej në një varkë, pasi gjuetarët do ta përdornin atë kryesisht për gjuetinë e shpendëve të ujit.

Megjithatë, kjo armë është përdorur edhe për gjuetinë e gjërave edhe më të mëdha.  Me kaq shumë paleta dhe një fuqi të tillë, ishte shumë e vështirë të humbisje një goditje. Pothuajse nëse jo të gjitha (99%) e të shtëna ishin vdekjeprurëse. 

Arma Punt në fakt ka përfunduar duke u importuar deri në Skoci, ku gjuetarët skocezë do ta përdornin atë për të gjuajtur me lehtësi derrat.

Si një armë zjarri u bë e paligjshme për shkak se ishte

Periudha e saktë në të cilën është krijuar kjo armë është ende e panjohur. 

Krijuesi i armës mendohet se është Desmond Bagley, por shumë historianë thonë se ai ishte një mashtrues që po i merrte meritat e krijuesit të vërtetë të armës, i cili ende mbetet e panjohur.

 Shumë thonë se krijuesi kësaj arme është vrarë sepse ai krijoi një armë kaq të fuqishme. Me Aktin Lacey të vitit 1900, i cili ndaloi gjuetinë e kafshëve të egra ishte e detyruar që arma të ndalohej në vitin 1920 sepse ishte shumë e fuqishme dhe tepër efikas.

Disa armëpunues e kanë kopjuar armën me kalimin e kohës me interpretime të tjera të saj.

Arma e zjarrit është parë edhe në shërbimin ushtarak në Irlandë në vitin 1941.

Megjithatë, arma nuk u përdor kurrë në Luftën e Dytë Botërore pasi ishte shumë joefikase në fushën e betejës./ Përgatit Alfapress.al

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128